Vuçiq: Botën e pret ferri

Lajme

Vuçiq: Botën e pret ferri

Nga: F. B. Më: 15 korrik 2022 Në ora: 10:38
Aleksander Vuçiq

“Botën e pret ferri”, ka deklaruar Vuçiq para gazetarëve kur po fliste për luftën në Ukrainë, duke sqaruar se në çfarë bazohet.

“E di çka na pret, prej momentit kur Putin kryen punën në Severska, Bahmut dhe Soledar, pastaj niset në vijën tjetër Slavjansk-Kramatorsk-Avdejevka, ku do vijë oferta, të cilën perëndimi nuk do ta pranojë dhe pastaj shkojmë në ferr”, tha Vuçiq duke shtuar se ky nuk është konflikt lokal por ka karakter të konfliktit botëror, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Një tërheqje e tillë e vëmendjes që vlerësohet dramatike, është shqetësuese pasi në të shkuarën rezultoi se ka ditur të vlerësoj rrethanat që do krijohen, gjë që ka trondit botën. Agjencia ruse TASS kanë transmetuar fjalët e Vuçiq dhe qëndrimet e tij rreth situatës.

Në çfarë ferri saktë mendon Vuçiq nuk është detajizuar, por nëse merren në konsiderim rrethanat në luftë dhe pasojat që do ndodhin bëhet më e kuptueshme, aq më parë nëse konflikti eshalon edhe nëse aty kyçen edhe faktor tjerë, që janë bure baroti potenciale për eksplodim ku përmendet edhe Ballkani.

Darko Obradoviç nga Qendra për analizë strategjike thotë se i gjithë perëndimi është në shërbim të Ukrainiës dhe çfarë do qoftë oferta e Putinit ajo nuk do merr qëndrim ndryshe nga ai në janar.

“Kjo do të thotë se lufta vazhdon përderisa Rusia nuk mundet ushtarakisht, nuk çarmatoset dhe nuk izolohet në tërësi nga rrjedhat ndërkombëtare. Është e mundshme sikur që Putin mori peng Ukrainës, të përpiqen të nxitet krizë dhe konflikt në Kaukaz, Ballkan apo vendet e Baltiku. Nuk duhet harruar se Rusia kërcënon me armë nukleare dhe mund të ketë eskalim të kufizuar nuklear. Nëse Rusia përdor armë kimike biologjike apo radiologjike, kjo obligon shtete e lira që të sanksionojnë Rusinë si politikisht edhe ushtarakisht”, tha Obradoviç.

Koloneli i dikurshëm i KOS, Luban Karan,  thotë se Rusia nuk ishte e interesuar për territor të Ukrainës dhe që në fillim ka shprehur tri kërkesa.

“Ishte e gatshme që Ukriana të mbetet e plotë por mjediset me ruse të kenë status special, Kjo ishte ofertë reale dhe se Krime nuk do kthehet kurrë në Ukrainë. Ukriana iu ka dashur Rusisë si zon tampon nga vendet e NATO-së, por kjo nuk u pranua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat