​Eksperti i menaxhimit të stafit: Vendet e punës hibride janë e ardhmja

Lajme

​Eksperti i menaxhimit të stafit: Vendet e punës hibride janë e ardhmja

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 16:23
Nikolai Nikolov

Nikolai Nikolov nga bordi drejtues i Shoqatës Bullgare për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, tha se numri i kompanive në Bullgari që ofrojnë punë hibride po rritet, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së lartë, si dhe në administratën shtetërore dhe publike.

Mesatarisht, punonjësit duhet të shkojnë në zyrë dy ose tre ditë në javë, dhe pjesën tjetër të ditëve ata punojnë nga distanca. Në të ardhmen, puna me prezencë fizike do të mbetet në transport, prodhim, kujdes shëndetësor, dërgesat zingjirore, dhe polici, tha ndër të tjera ai.

Nikolov ka mbi 20 vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore. BTA iu drejtua atij për një koment në lidhje me përkeqësimin e situatës me COVID-19 në vend.

Ai komentoi se brezi i ri është shumë më i prirur për të punuar në distancë. Kjo është forma e preferuar e punës për punonjësit me arsim të lartë, pjesë e atyre me familje, si dhe për gratë, për shkak të mundësisë për të ndërthurur detyrat e punës dhe të shtëpisë.

Puna me prezencë fizike preferohet nga pjesa tjetër e punonjësve që u mungojnë kushtet e mira të punës në shtëpi, si dhe personeli i moshuar që është mësuar të punojë në zyrë.

Kalimi në një model pune në distancë është i dobishëm për kompanitë të cilave u mungon personeli në vendbanimin përkatës. Rritja e normës së inflacionit dhe kostot e larta të energjisë mund të bëjnë gjithashtu që disa punëdhënës të kalojnë në ofrimin e punës në distancë. Rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19 nuk pritet të ketë këtë efekt sepse ndryshe nga valët e mëparshme të COVID-19, plani aktual kombëtar anti-epidemik nuk parasheh mbyllje të bizneseve, shpjegoi eksperti.

Rreth 20% e kompanive po hulumtojnë mundësinë e kalimit në një javë pune katër-ditore, me mundësinë e orarit hibrid të punës në ditë të caktuara. Ky model vlen më së shumti për industritë e TI-së, aktivitetet e artit, konsulentët, kontabilitetin, aktivitetet financiare dhe administrative, kompanitë farmaceutike në pjesën komerciale të punës së tyre, institucionet arsimore dhe startup-et, tha Nikolov për BTA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat