Kërcënimi i radhës i Listës Serbe

Lajme

Kërcënimi i radhës i Listës Serbe

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 10:59
Lista serbe

Do të largohemi nga institucionet e Kosovës – këto janë tri fjalët që serbët në Kosovë shpesh mund t’i dëgjojnë nga përfaqësuesit e Listës Serbe, por nuk shohin se si ato shndërrohen në vepra. Po të njëjtin premtim, por me kusht – “nëse nuk ndalet persekutimi”, dje ka prezantuar presidenti i Serbisë, duke thënë se ia kanë përcjellë liderët e Listës Serbe në një takim të mbajtur në Pallati i Serbisë.

Tri ditë pas bisedimeve të fundit në Bruksel, të cilat nuk rezultuan me marrëveshje, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mblodhi në Pallatin e Serbisë përfaqësues të serbëve nga Kosova, gjegjësisht liderë të Listës Serbe, kryetarë komunash, autoritetet ilegale serbe në Kosovës, drejtorë institucionesh shëndetësore.

Në këtë takim, Vuçiq ka pritur serbët nga Kosova së bashku me Petar Petkoviqin, Ana Bërnabiqin dhe Sinisha Mallin.

I pari afër Petkoviqit ka qenë nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, e më pas edhe liderë të tjerë të kësaj partie, përfshirë edhe presidentin, Goran Rakiq.

Pas këtij takimi, dhe siç u bë e ditur, Vuçiq mbajti “një nga fjalimet më të rëndësishme” për publikun dhe të parin nga Beogradi pas takimit në Bruksel.

“Mesazhi kryesor për popullatën tonë në Kosovë ka qenë – çfarëdo që të bëhet, sido që të bëhet – kolonat e refugjatëve nuk do të ekzistojnë dhe ne do ta mbrojmë popullin tonë nga persekutimi dhe pogromet, nëse forcat e NATO-s dhe KFOR-it nuk duan ta bëjnë këtë, ose nëse së bashku me njësitë shqiptare do të marrin pjesë në atë pogrom të popullit tonë, dhe shpresoj se nuk do të marrin”, këtë herë Vuçiqi ka kërcënuar edhe NATO-n.

Në të njëjtën kohë, ai tha se Serbia është e gatshme për kompromise, dhe se Kosova nuk dëshiron të pranojë asgjë. Nga ana tjetër, ai megjithatë ka paralajmëruar se “do të vazhdojë me të gjitha forcat të kërkojë kompromis edhe në 10 ditët e ardhshme”, për të cilin, sipas fjalëve të tij, serbët e Kosovës i kanë lënë duart e lira, por edhe kanë vendosur disa “vija të kuqe” për të cilat nuk deshi të flasë.

Në të njëjtin fjalim, presidenti serb ka paralajmëruar edhe një herë mundësinë e largimit të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës.

Ai ka treguar se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova i kanë thënë se, “nëse nuk ndalet persekutimi i serbëve, në muajin e ardhshëm do të ketë para së gjithash braktisje të të gjitha institucioneve të Kosovës nga politikanët, e më pas nga fundi i shtatorit, edhe nga oficerët e policisë, prokurorët dhe gjyqtarët”.

“Të gjithë do të largohen, do të ketë një shpërbërje të plotë të rendit të Brukselit dhe të gjithçka tjetër”. Meqenëse askush nuk dëshiron të formojë Asociacionin, serbët nuk do të jenë më peng i askujt dhe do të marrin masa për të shpëtuar veten, popullin dhe Serbinë e tyre”, ka thënë Vuçiq, duke treguar se “për këtë do të kenë mbështetjen e plotë të vendit të tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat