Vullin mbetet jashtë qeverisë serbe

Lajme

Vullin mbetet jashtë qeverisë serbe

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 11:50
Aleksandar Vullin

Ish-ministri i mbrojtjes i Serbisë, i cili nuk e ka kryer ushtrinë, Aleksandar Vullin, ka përfunduar karrierën e tij politike, të paktën sa i përket adashit të tij Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtores së tij më të ngushtë, Ana Bërnabiq, shkruan gazeta kroate “Slobodna Dalmacija”.

Emri i Vullin nuk është në listën e ministrave të qeverisë serbe të Ana Bërnabiqit. Emrat e ministrave të rinj në mbledhjen e Këshillit Qendror të Partisë Përparimtare Serbe u lexuan personalisht nga presidenti serb dhe lideri i PPS-së, Aleksandar Vuçiq, kështu që rezulton se ai ka hequr dorë nga shërbëtori dhe “zëdhënësi” i tij shumëvjeçar.

Konkretisht, deklaratat e egra nacionaliste të Vullinit kur bëhej fjalë për Kosovën apo Kroacinë analistët politikë gjithmonë ia kanë atribuuar Vuçiqit sepse, sipas tyre, Vullini gjithmonë ka thënë atë çfarë ka menduar presidenti i Serbisë, por që ai nuk mund të thoshte gjëra të tilla për shkak të pozitës që mban.

Ministri i ri i punëve të brendshme të Serbisë do të jetë kreu aktual i Agjencisë për Siguri dhe Inteligjencë (BIA), Bratisllav Gashiq. Aleksandar Vullin do të ndërrojë vendin me të dhe do të drejtojë BIA-n në periudhën e ardhshme, çka do të thotë se do të jetë larg publikut, mikrofonave dhe kamerave. Rezulton se në këtë mënyrë Vullini e ka mbyll karrierën e tij politike ose të paktën e ka ngrirë atë për një periudhë shumë të gjatë.

Në vitet nëntëdhjeta, Aleksandar Vullin ishte një nga liderët e partisë së Mira Markoviqit, gruas së Sllobodan Millosheviqit. Partia e Majtë Jugosllave – JUL ishte zgjedhja e tij e parë politike dhe në vitin 1998 kaloi në Partinë Socialiste të Serbisë (SPS) të Sllobodan Millosheviqit. Vullin qëndroi atje deri në vitin 2008 deri te themelimi i Lëvizjes Socialiste.

Emri i Aleksandar Vullinit, ashtu si edhe emri i Vuçiqit, është i lidhur me nëntokën e Beogradit dhe me huliganë nga radhët e tifozëve të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat