Beogradi mbushet me mbishkrime kundër Vuçiqit

Lajme

Beogradi mbushet me mbishkrime kundër Vuçiqit

Më: 15 mars 2023 Në ora: 11:51
Postera në Beograd

Grafite dhe postere kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq janë shfaqur sot në mëngjes pranë Shkollës Teknike në komunën Vraçar të Beogradit, raporton N1.

Në trotuarin poshtë grafitit “Milica lažbitica”, me sprej të zi është shkruar “Aca Tradhtar”.

Ndërkaq në njërën shtyllë rrugore, shihet një poster me shkronjat blu “Aca gënjeshtar”, së bashku me një foto të Aleksandar Vuçiqit me hundën e Pinokut, personazhit kryesor të romanit për fëmijë.

Image
Grafite

Serbët atje po shfaqin dëshpërimin që kanë ndaj presidentit Vuçiq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat