Parashikimi i motit për ditën e sotme

Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Më: 14 prill 2023 Në ora: 06:59
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot (e premte) do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu.

Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta në vlerat e maksimaleve.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të sillen rreth 2 deri në 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 12 deri në 15 gradë celsius.

Po ashtu, do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit, ndërsa presioni atmosferik do të shënojë vlera të rritura mbi normalen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat