Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare.
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, sot në ora 09:30 mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka edhe Shqyrtimin e nominimeve të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj
Mbledhje mban edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në rend dite është Raportimi i Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
Kurse, në orën 11:00 mblidhet Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, për ta vazhduar mbledhjen e papërfunduar, nga takimi i fundit.