Tërnava me apel për ndaljen e vrasjeve

Lajme

Tërnava me apel për ndaljen e vrasjeve

Më: 27 mars 2025 Në ora: 18:13
Naim Tërnava

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka shprehur shqetësimin e tij për rastet e fundit të vrasjeve që ndodhën në vend, duke bërë apel që të ndalen rastet e tilla.

Në njoftimin e BIK-ut thuhet se Tërnava u shprehu ngushëllime familjarëve të të vrarëve:

 “Duke lutur Zotin që këto të jenë rastet e fundit të vrasjeve në vendin tonë”.

Kjo lutje pritet të jetë kryesore edhe me rastin e festës së Bajramit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat