Parashikimi i motit për ditën e sotme

Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 06:47
Foto ilustrim

Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.

Gradualisht pritet të shtrihen koncentrime të pluhurit saharian.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në regjionin e Gjakovës pritet herë pas here të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të sillen prej 13 deri në 17°C.

Ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 36°C. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat