Parashikimi i motit për ditën e sotme

Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Më: 26 shtator 2025 Në ora: 06:23
Foto ilustrim

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet herë pas here të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të veçanta pritet të jenë në formë të rrebesheve, sidomos orëve të pasditës dhe mbrëmjes, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 15°C.

Ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 24°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat