Parashikimi i motit për ditën e sotme

Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve.

Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Në zonat malore priten reshje bore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 6-24 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 12°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat