Parashikimi i motit për ditën e sotme

Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Më: 16 janar 2026 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme.

Lokalisht, veçanërisht në orët e mëngjesit, priten reshje të pakta shiu, të cilat do të jenë të izoluara dhe afatshkurtra.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 10 deri në 22 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale nga 8 deri në 11°C, duke sjellë kushte relativisht të buta për këtë periudhë të vitit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat