​Më pak lindje në gusht

Lajme

​Më pak lindje në gusht

Më: 15 tetor 2026 Në ora: 14:44
Fotoilustrim

Në muajin gusht 2026 janë regjistruar 2 500 lindje brenda dhe jashtë Kosovës, prej tyre 1 284 meshkuj dhe 1 216 femra, njoftoi sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Në raportin preliminar në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin gusht 2026, thuhet se krahasuar me korrikun 2026, në muajin gusht 2026 numri i lindjeve u zvogëlua 7,1 %, raporton KosovaPress.

Lindjet Korrik 2026 - Gusht 2026

Gjatë muajit gusht 2026 janë regjistruar gjithsej 967 raste të vdekjeve brenda dhe jashtë Kosovës, prej tyre 524 meshkuj dhe 443 femra. Krahasuar me korrikun 2026, në muajin gusht 2026 ka rritje të vdekjeve 10,8 %.

Vdekjet Korrik 2026 – Gusht 2026

Në muajin gusht 2026 janë regjistruar gjithsej 1 943 kurorëzime brenda dhe jashtë Kosovës.

Krahasuar me muajin korrik 2026, në muajin gusht 2026 numri i kurorëzimeve u rrit 44,6 %.

Kurorëzimet Korrik 2026 – Gusht 2026

Ndërsa, gjatë muajit gusht 2026, janë regjistruar 97 raste të shkurorëzimeve në Kosovë. Krahasuar me korrikun 2026, numri i shkurorëzimeve u zvogëlua 42,3 %.

Shkurorëzimet Korrik 2026 – Gusht 2026

Të dhënat publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat