Sot 28 viktima dhe 1.120 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Sot 28 viktima dhe 1.120 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.993 analiza, ndërsa janë regjistruar 1.120 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup-507, Kumanovë-60, Shtip-30, Prilep-52, Tetovë-37, Strugë-35, Veles-31, Manastir-36, Ohër-49, Kavadar-33, Gostivar-56, Gjevgjeli-8, Strumicë-43, Kriva Pallankë-6, Radovish-10, Krushev-3, Koçan-16, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Pehçev-6, Berov-15, Vallandov-5, Vinicë-7, Dellçev-25, Kratov-2, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-16, Resnjë-8, Negotinë-16.

28 persona vdiqën, shtatë pacientë nga Shkupi (74, 63, 83, 69, 79, 82 dhe 72), një nga Kumanova (71), një nga Shtipi (81), pesë pacientë nga Prilepi (66, 80, 61, 76 dhe 55), një nga Struga (77), dy nga Velesi (72 dhe 75), një nga Manastiri (45), një nga Ohri (77), një nga Kavadari (71), dy nga Gostivari (51 dhe 49) , një nga Gjevgjelia (72), dy nga Strumica (56 dhe 80), një nga Dellçeva (65), një nga Resnja (53) dhe një pacient nga Negotino-Demir Kapija (68).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 69.452.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat