Osmani: Në Manastir, shqiptarët na lanë një mësim më të madh se alfabeti

Maqedonia

Osmani: Në Manastir, shqiptarët na lanë një mësim më të madh se alfabeti

Nga: A.M. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 10:35
Bujar Osmani

Bujar Osmani, nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve përtej dallimeve fetare, krahinore dhe politike.

Osmani ka rikujtuar Kongresin e Manastirit të vitit 1908, duke vënë në pah se në atë kohë ishin lejuar dy alfabete, si rezultat i përpjekjeve për të arritur një marrëveshje mes përfaqësuesve shqiptarë.

Ai ka theksuar se mesazhi i Kongresit nuk lidhet vetëm me unifikimin e alfabetit, por edhe me aftësinë për të lënë mënjanë dallimet për një qëllim të përbashkët.

“Pak kush e di se më 1908, Kongresi i Manastirit nuk miratoi një, por lejoi dy alfabete.

Pse? Sepse njerëzit që u mblodhën aty e kuptuan se ishte më e rëndësishme të bashkoheshin shqiptarët sesa të fitonte mendimi i njërit apo i tjetrit”, ka shkruar Osmani.

Më tej, ai ka ngritur një pyetje për shoqërinë shqiptare sot, duke krahasuar mençurinë e treguar nga delegatët e Kongresit me realitetin e tanishëm.

“118 vjet më vonë, ne e kemi alfabetin, por a e kemi ruajtur atë mençuri?”, ka shkruar ai, duke uruar shqiptarët për Ditën e Alfabetit Shqip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat