Sot 25 viktima dhe 613 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Sot 25 viktima dhe 613 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.837 teste, ndërsa janë regjistruar 613 raste të reja me COVID-19

Në Shkup-204, Kumanovë-35, Dibër-15, Shtip-20, Prilep-27, Tetovë-29, Strugë-19, Veles-24, Manastir-23, Ohër-27, Kavadar-38, Gostivar-24, Gjevgjeli-19, Strumicë-9, Kriva Pallankë-8, Radovish-8, Koçan-11, Probishtip-3, Makedonski Brod-2, Pehçev-1, Berov-12, Vallandov-2, Vinicë-1, Dellçev-4, Sveti Nikollë-15, Kërçovë-11, Resnjë-7, Negotinë-15.

25 njerëz vdiqën, tetë pacientë nga Shkupi (63, 80, 72, 72, 53, 81, 60 dhe 71), dy nga Kumanova (86 dhe 87), një nga Prilepi (77), dy nga Velesi (68 dhe 61) ), tre pacientë nga Manastiri (54, 67 dhe 57), një nga Kavadari (68), tre nga Gostivari (60, 75 dhe 59), një nga Gjevgjelia (71), një nga Strumica (47), një nga Radovishi ( 53), një nga Sveti Nikolla (75) dhe një pacient nga Resnja (84).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 73.638.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat