Maqedonia e Veriut pozicionim kombëtar për veton e Bullgarisë, takime liderësh deri në fund të vitit

Maqedonia

Maqedonia e Veriut pozicionim kombëtar për veton e Bullgarisë, takime liderësh deri në fund të vitit

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 08:10
Maqedonia e Veriut pozicionim kombëtar për veton e Bullgarisë, takime liderësh deri në fund të vitit

Maqedonia eVeriut duket se do të ketë një pozicionim kombëtar për veton dhe kërkesat e Bullgarisë në këmbim të integrimit europian.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev njoftoi se do të ketë takime liderësh deri në fund të vitit si të qeverisë dhe të opozitës. Në rast se Presidenti nuk thërret tryezë, atëhere atë do e bëjë pikërisht Zaev.

Nga ana tjetër lideri opozitar i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski i cili ka qenë haptazi kundër negociatave të ‘fshehta’ me Bullgarinë ka dënuar vonesat e Presidentit Pendarovski për pozicionim kombëtar për këtë çështje, duke deklaruar se nuk do të ulet në tryezë me të.

Pikërisht Bullgaria po bëhet shkak që Maqedonia e Veriut që ka bërë përparim të dukshëm mos i çelen negociatat vitin tjetër për shkak të  vetos që vendosin bullgarët si një prej vendeve të BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat