Maqedoni: Rreth 10 përqind e qytetarëve nuk e kanë marrë ndihmën prej 6 mijë denarëve

Maqedonia

Maqedoni: Rreth 10 përqind e qytetarëve nuk e kanë marrë ndihmën prej 6 mijë denarëve

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 14:13
Foto Ilustrim

Ndihmën shtetërore prej 6 mijë denarëve e kanë marrë 90 përqind e qytetarëve. Të tjerët do të duhet të presin ndryshimet ligjore, që duhet të votohen në Kuvend.

Kështu thonë nga Lidhja e bankave të Maqedonisë. Sipas tyre, që qytetarët t’i marrrin ndihmat, duhet të bëhen ndryshime ligjore në afatin e paraparë nga Qeveria.

Qeveria dje ju bëri thirrje bankave që të jenë më toleruese dhe paratë shtetërore t’ua japin qytetarëve deri në vitin e ri.

Ndërsa janë përpunuar 78 mijë ankesa, kurse sot do të njoftohet se sa prej tyre janë pranuar.

Ndihma prej 6 mijë denarëve është pjesë e pakos së katërt, e cila përfshin 280 mijë qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat