Qeveria e Maqedonisë ndanë 100 mijë euro ndihmë për Kroacinë

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë ndanë 100 mijë euro ndihmë për Kroacinë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Pas tërmetit të fuqishëm në Kroaci kanë reaguar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ata kanë thënë se do të dërgojnë 100 mijë euro ndihmë për popullin kroat.

“Qeveria e Republikës se Maqedonisë se Veriut në seancën e sotme mori vendim për ndihmë financiare në vlerë prej 100.000€ për popullin e Kroacisë!!!”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kujtojmë se një tërmet prej 6.4 shkallë sipas Rihterit ka goditur Kroacinë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa për momentin është raportuar për një person të vdekur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat