Tasevska: Ligji për regjistrimin e popullsisë mundëson operacion statistikor të pavarur dhe mbledhjen e të dhënave cilësore dhe të sakta

Maqedonia

Tasevska: Ligji për regjistrimin e popullsisë mundëson operacion statistikor të pavarur dhe mbledhjen e të dhënave cilësore dhe të sakta

Më: 14 janar 2021 Në ora: 16:48
Lidija Tasevska

Deputetja nga radhët e LSDM-së, Lidija Tasevska sot në Kuvend tha se “Ligji për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 është ligj i rëndësishëm i cili meriton mbështetjen e gjithë deputetëve”.

Ajo theksoi se çdo shtet i Kombeve të Bashkuara ka për detyrë të bëjë regjistrim të popullsisë dhe se në Maqedoninë e Veriut duhet të përmbushet për shkak se për 18 vite nuk ka pasur regjistrim.

“Maqedonia e Veriut ka mungesë të të dhënave cilësore statistikor, ndërsa me këtë ligj mundësohen kushte për operacion statistikor të pavarur që do të mundësojë mbledhjen cilësore të statistikave gjeografike, demografike, ekonmike, karakteristikat e personave me nevoja të veçanta, të dhëna arsimore, etnike, kulturore, migracioni, religjioze për popullatën”, u shpreh Tasevska.

Sipas saj, Ligji për regjistrimin e popullsisë bazohet në procedurat transparente dhe se ky regjistrim do të bazohet në objektivitetin në gjithë fazat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat