Vetëm 183 pacientë të rinj me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Vetëm 183 pacientë të rinj me COVID-19 në Maqedoni

Më: 24 janar 2021 Në ora: 15:43
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.466 testime dhe janë regjistruar 183 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 85 janë në Shkup, Kumanovë 6, Tetovë 10, Prilep 7, Gostivar 6, Shtip 3, Manastir 1, Veles 4, Ohër 10, Strumicë 3, Kavadar 13, Strugë 5, Koçani 2, Kërçovë 1, Sveti Nikole 1, Gjevgjeli 6, Negotinë 4, Dibër 1, Resnjë 6, Radovish 2, Dellçevë 1, Probishtip 2, Bogdanci 2, Kratovë 1 dhe Dojran 1.

Gjatë këtyre 24 orëve kanë humbur jetën 6 persona prej të cilëve një është nga Shkupi, Kumanova, Prilepi, Gostivari dhe dy nga Ohri.

Që nga fillimii pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar 90.654 pacientë, ndërsa numri i pacientëve të shëruar është 78.154 dhe numri i të vdekurve është 2.785. Momentalisht në Maqedoni ka 9.715 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat