Maqedoni e Veriut: Tetë të vdekur dhe 199 raste të reja me COVID 19

Maqedonia

Maqedoni e Veriut: Tetë të vdekur dhe 199 raste të reja me COVID 19

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut lidhur me situatën pandemike, ka bërë të ditur se gjatë 24- orëve të fundit janë regjistruar 199 raste të reja me coronavirusin nga gjithsej 1.846 të testuar.

Sipas raportit të sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë, 8 persona kanë humbur jetën nga COVIDI-19, ndërsa 264 i janë shtuar listës së të shëruarve.

Numri i të diagnostikuarve që nga fillimi i pandemisë është mbi 94 mijë, kurse raste aktive janë 7875.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për virusin korona që trajtohen në spitalet në vend është 594.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat