Sot 129 raste të reja dhe 342 të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

Maqedonia

Sot 129 raste të reja dhe 342 të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 854 testime për coronavirus, ndërsa 129 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-76, Kavadar – 19, Negotinë – 9, Prilep – 6, Veles, Ohër dhe Strugë – 3 secili, Kumanovë dhe Tetovë – nga 2, Manastir – 9, Gostivar, Shtip, Kërçovë, Vinicë, Makedonski Brod dhe Demir Kapija – nga 1.

Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe 13 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 342 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 99.408, prej të cilëve 89.742 janë shëruar, ndërsa 3.076 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (22 shkurt) është 6.590.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat