Bujar Osmani arrin në Sofje, pritet takimi me Zakharievën

Maqedonia

Bujar Osmani arrin në Sofje, pritet takimi me Zakharievën

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 18:51
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot pasdite arriti në Sofje.

Siç njoftojnë nga MIA, delegacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga ministri Bujar Osmani do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe ministren e MPJ-së së Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva.

Agjencia Nacionale Bullgare sot bëri të ditur se tema kryesore e këtyre bisedimeve do të jetë Plani aksional mes dy vendeve.

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp po ashtu njoftoi se bisedimet mes Osmanit dhe Zakharievës do të jenë për Planin aksional.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat