Maqedoni: Me vaksinat ruse do të vaksinohen të sëmurët kronikë dhe personat në shtëpitë e pleqve

Maqedonia

Maqedoni: Me vaksinat ruse do të vaksinohen të sëmurët kronikë dhe personat në shtëpitë e pleqve

Më: 8 mars 2021 Në ora: 09:13
Ilustrim

Dërgesa e parë e vaksinave ruse “Sputnik V” ka arritur dje në RMV. Prej 200 mijë të porositurave, dje kanë arritur 3 mijë doza.

Të parët që do të vaksinohen me vaksinat ruse, sipas planit kombëtar, janë të sëmurët kronikë dhe personat e vendosur në shtëpitë e pleqve.

Vaksina “Sputnik V” është ngrirë në 0.5 mililitra, për një persona, ndërsa ruhet në frigoriferë në pikën “Jane Sandanski”.

Dërgesa është marrë nga shërbimet DHL nga Moska në Beograd, ku kanë arritur edhe sasi të caktuara për Serbinë, së bashku me 3 mijë për RMV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat