Regjistrohen 351 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 351 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 8 mars 2021 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.562 testime dhe janë regjistruar 316 raste të reja.

Prej rasteve të reja 164 janë në Shkup, Prilep 34, Kumanovë 16, Kavadar dhe Negotinë 13, Tetovë 12, Gostivar 10, Ohër 9, Veles 8, Gjevgjeli 7, Shtip 6, Strumicë, Strugë dhe Koçan 5, Vinicë dhe Bogdanci 2, dhe nga një rast në Kërçovë, Sveti Nikole, Kriva Pallankë, Dellçevë dhe Radovish.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 681 pacientë të shëruar dhe 11 të vdekur. Prej pacientëve të vdekur 4 janë nga Shkupi, nga dy në Krushevë dhe Prilep, dhe nga 1 në Shtip, Manastir dhe Ohër.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnistifkuar 107.479 pacientë, ku prej tyre 95.410 janë shëruar dhe 3.206 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 8.863 raste të reja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat