Paga mesatare në Maqedoni është rritur për 2.7 përqind

Maqedonia

Paga mesatare në Maqedoni është rritur për 2.7 përqind

Më: 24 mars 2021 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në janar 2021 arriti në 28.272 denarë, që është 2.7% më e lartë se e njëjta muaj i vitit të kaluar, ose një rritje prej 732 denarë për një vit.

“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare në sektorët: Shëndetësia dhe aktivitetet e mbrojtjes sociale.

Sipas statistikave, paga mesatare e paguar neto për janarin është më e larta në sektorin e informacionit dhe komunikimit dhe arrin në 53.928 denarë.

Paga mesatare bruto për punonjës për muajin janar ka arritur 42.204 denarë”, thonë nga Qeveria.

Nga atje thonë se Qeveria në konsultim me të gjithë aktorët në shoqëri, sindikatat, dhomat, organizatat e punëdhënësve, krijon një mjedis për rritjen e pagës mesatare dhe minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat