Sot 42 viktima dhe 1.174 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Sot 42 viktima dhe 1.174 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 9 prill 2021 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.598 testime për coronavirus, prej të cilëve 1.174 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-430, Veles – 81, Kumanovë -78, Prilep dhe Manastir – nga 74 secili, Strumica – 53, Ohër – 49, Gostivar – 42, Tetovë – 41, Kavadari – 38, Shtip – 36, Kërçovë – 24, Gjevgjeli – 22, Koçan dhe Negotinë – 20 secili, Resnja – 12, Struga – 10, Shën Nikolla, Kriva Palanka dhe Vinica – nga 9 secili, Radovish, Valandova dhe Bogdanci – 7 secili, Delçeva – 5, Demir Kapija dhe Makedonski Brod – 4 secili, Demir Hisar – 3, Berovë – 2, Probishtip, Krushevë, Kratovë dhe Dojran – 1 secili.

Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe 42 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa si të shëruar janë regjsitruar 811 pacientë.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 140.065, prej të cilëve 113.430 janë shëruar, ndërsa 4.150 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (9 prill) është 22.485./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat