Reformat në arsim, SASHK Maqedoni: Fillimisht duhen siguruar kushtet

Maqedonia

Reformat në arsim, SASHK Maqedoni: Fillimisht duhen siguruar kushtet

Më: 15 maj 2021 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Digjitalizimi i paralajmëruar i librave shkollorë, ngriti pakënaqësi në opinion, në veçanti tek prindërit. Opinioni i gjerë nuk e di se çka nënkupton ky proces dhe si do të realizohet ai, thekson për TVM 2 Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov. Sipas tij, ka shumë paqartësi sa u përket kushteve që mungojnë, sidomos në shkollat rajonale dhe periferike.

“Nuk jam i bindur se në të gjitha shkollat ekzistojnë kushte për realizimin e mësimit në mënyrë digjitale, ndoshta MASH ka ndonjë plan për periudhën që vijon për paisjen e shkollave, se do të sigurojë internet stabil dhe arsimtarët do të trajnohen për mënyrën e re të mësimit. Shumë hallka duhet të ndërlidhen që ky projekt të mos dështojë, si shumë projekte të tjera në arsim.”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Për të rezultuar me sukses reforma e paralajmëruar, nevojitet plotësimi i kushteve teknike në shkolla dhe trajnimi i arsimtarëve vlerëson arsimtarja Fitore Qirezi, e cila përkrah digjitalizimin, por me kusht që të sigurohen kushtet që ky proces të realizohet me sukses.

“Internet i domosdoshëm, internet I fortë dhe jo të bie interneti siç na ndodh çdoherë. Arsimtarët të trajnohen se jo secili arsimtar ka aftësi. Ne dimë një fushë, dimë disa gjëra elementare por jo edhe ato që të mos kemi pengesa në realizimin e orëve. Secilinxënës të ketë pajisje laptop apo tabletë, kushtet themelore për mësimin digjital. Por edhe se nëse bëhen të gjitha këto, libri mbetet i domosdoshëm.”, tha Fitore Qirezi, arsimtare.

Nga SASHKU me propozim që MASH të organizojë debate publike dhe prindërve dhe nxënësve detalisht t’ua sqaroj konceptin e planifikuar.

“Në këtë moment mungon transparencë më e madhe, duhet të mbahen debate publike, nuk mjafton që Ministrja e Arsimit në debate televizive dhe deklarata ta promovojë këtë koncept të mësimit, por të sqarohet para palëve të interesuara dhe MASH ti pranojë të gjitha vërejtjet për të përmirësuar këtë proces.”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Nga MASH përkujtojnë se digjitalizimi është paraparë të realizohet në mënyrë etapore dhe i njëjti nuk do të vlejë për nxënësit deri në klasën e tretë fillore. Për nxënësit nga klasa e katërt dhe klasat më të larta digjitalizimi mbetet si opsion , sepse ata i kanë të zhvilluara aftësitë për zbatimin e aftësive teknologjike dhe pajisjeve elektronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat