Bujar Osmani për marrëdhënie me Bullgarinë: Ka dukument në të cilin ne jemi gatshëm të pranojmë

Maqedonia

Bujar Osmani për marrëdhënie me Bullgarinë: Ka dukument në të cilin ne jemi gatshëm të pranojmë

Më: 14 prill 2022 Në ora: 18:18
Osmani

Ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani vërtetoi se ekziston një dokument në të cilin Maqedonia e Veriut është e gatshme ta pranojë.

“Ka një dokument të tillë në të cilin ne jemi të gatshëm ta pranojmë, megjithatë derisa nuk marrim përgjigje se pranohet edhe nga pala bullgare, mendoj se nuk mund të njoftoj deputetët dhe opinionin për shkak se mund të refuzohet dhe gjithçka ka qenë e kotë”, u shpreh Osmani.

Të shtunën, kryeministri Petkov bashkë me zëvendëskryeministrin Ilijana Jotova është për vizitë në Manastir, por nuk dihet nëse do të ketë takim me kryeministrin Kovaçevski.

Osmani po ashtu u shpreh se Shqipëria ka të drejtë ta ngrisë zërin në lidhje me eurointegrimit dhe ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat