Osmani: Në fokus të kryesimit tonë me OSBE-në do të jetë kthimi i paqes dhe stabilitetit në Ukrainë

Maqedonia

Osmani: Në fokus të kryesimit tonë me OSBE-në do të jetë kthimi i paqes dhe stabilitetit në Ukrainë

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 15:04
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Këshillit Ministror të OSBE-së, në Logj, sot realizoi takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Ukrainës, Dmitro Kuleba, njoftojnë nga MPJ.

Në takim, thuhet në deklaratën e MPJ-së, Osmani e rikonfirmoi mbështetjen e pahamendshme të Maqedonisë së Veriut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe solidaritetin me popullin ukrainas në luftën e tyre për rikthimin e lirisë dhe tejkalimin e pasojave të agresionit ushtarak rus. Njëherazi, Osmani nënvizoi se mbështetja e Ukrainës do të jetë prioritet parësor edhe gjatë kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në vitin e ardhshëm.

“Përpjekjet tona do të fokusohen në sigurimin e pranisë dhe angazhimit të vazhdueshëm të OSBE-së në Ukrainë, duke ofruar mbështetje programore në të gjitha tri dimensionet përmes Programit të sapokrijuar të Mbështetjes për Ukrainën, si dhe dërgimin e një Përfaqësuesi Special të Kryesuesit të OSBE-së, për raportim politik“, theksoi Osmani.

Njëhërit, Osmani shprehu gatishmërinë që vitin e ardhshëm t’i vë në funksion të gjitha kapacitetet dhe mekanizmat e OSBE-së, me qëllim që t’i ndihmojë popullatës së prekur në Ukrainë në ballafaqimin me sfidat që dalin nga kriza energjetike dhe ushqimore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat