Shqiptohen 203 masa në Shkup, 63 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shqiptohen 203 masa në Shkup, 63 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 12 prill 2023 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar 203 masa në fushën e komunikacionit.

“Janë shqiptuar 63 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 8 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 32 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve.

Nga Ministria e Brendshme gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar dhe 18 gjoba për tejkalim të parregullt.

5 për kalim në semaforë të kuq dhe 5 të tjera për mosdhënien përparësi këmbësorëve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat