Tërmeti në Mal të Zi, dridhet edhe Maqedonia

Maqedonia

Tërmeti në Mal të Zi, dridhet edhe Maqedonia

Më: 14 mars 2024 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Tërmeti me magnitudë 5.3 që goditi Malin e Zi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm është ndier edhe në pjesën veriore dhe jugperëndimore të Maqedonisë.

Sipas informacioneve nga Observatori Sizmologjik i Maqedonisë, tërmeti është ndjerë nga banorët e Tetovës, Gostivarit, Dibrës, Kërçovës, Ohrit, Strugës dhe Resnjës me intensitet prej tre deri në katër gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Me intensitet më të dobët është ndier edhe në Shkup, Kumanovë dhe Veles.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Tërmeti është ndier në disa vende të Ballkanit dhe deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo viktima në njerëz. Banorët e Malit të Zi thonë se u drodh për një kohë të gjatë dhe të gjithë u zgjuan. Tërmeti i fortë u pasua nga 30 tërmete të mëvonshme me intensitet më të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat