Qeveria publikon pagat e funksionarëve – Mickoski merr mbi dy mijë euro, ministrat mbi 1800

Maqedonia

Qeveria publikon pagat e funksionarëve – Mickoski merr mbi dy mijë euro, ministrat mbi 1800

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 15:45
Qeveria

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka publikuar pagat që i marrin kryeministri dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Në rubrikën “llogaridhënie” në uebfaqen zyrtare janë publikuar pagat neto të të gjithë zyrtarëve qeveritare, ndërsa shihet se kryeministri Hristijan Mickoski merr pagë prej 140.450 denarë (2.282 euro).

Pagë të njëjtë me kryeministrin ka vetëm ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Ndërsa rroga e ministrave tjerë është 115.540 denarë (1.877 euro).

Deri para pak kohe, në faqe qëndronin pagat e anëtarëve të Qeverisë së Zoran Zaevit, para rritjes së famshme prej 78 për qind vitin e kaluar në mars, kurse Qeveria e Dimitar Kovaçevskit, në mandatin e të cilit ka ndodhur rritja e pagave të zyrtarëve, asnjëherë nuk njoftoi se sa ishin të ardhurat e tyre mujore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat