Fundjavë me fluks të madh turistësh në pikën kufitare me Greqinë.
Një pjesë e mirë e bashkëqytetarëve do të festojnë 8 Shtatorin, Ditën e Pavarisisë, te fqiu ynë jugor.
Fakti që kjo festë qëlloi ditë e diel ndërsa e hëna është ditë jopune,qytetarët po shfrytëzojnë këtë ukined të zgjatur për të kaluar edhe disa ditë në plazhet greke. Lidhja Automoto e Maqedonisë njoftoi se gjatë orëve të paraditës, në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc koha e pritjes për dalje nga shteti ka qenë deri në 1 orë.
Ndërsa në vendkalimet e tjera nga ana e Maqedonisë, nuk ka patur pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.