LD e Trajanovit: Mjaft me deklarata dhe rezoluta, askush nuk i shqyrton ose lexon ato

Maqedonia

LD e Trajanovit: Mjaft me deklarata dhe rezoluta, askush nuk i shqyrton ose lexon ato

Më: 26 shtator 2025 Në ora: 23:01
Pavle Trajanovi

Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit kërkon që të ndalojmë së miratuari rezoluta dhe deklarata që nuk janë detyruese për askënd dhe që askush nuk i shqyrton ose nuk i lexon.

"Lidhja Demokratike propozon që Kuvendi i Maqedonisë t'i drejtohet Këshillit të Bashkimit Evropian me kërkesat e mëposhtme: Këshilli i Bashkimit Evropian të miratojë përfundimet e mëposhtme:

Së pari, pas pranimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, gjuha maqedonase duhet të jetë gjuhë zyrtare.

Së dyti, çështjet historike, të identitetit dhe të gjuhës nuk duhet të jenë bazë për bllokimin e proceseve të integrimit evropian.

Së treti, të detyrohet Bullgaria të zbatojë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, të cilat do t'u mundësojnë maqedonasve në Bullgari të bashkohen për afirmimin e veçantive të tyre që lidhen me gjuhën, kulturën, historinë etj.

Në këtë mënyrë, do të demonstrohet uniteti kombëtar dhe do të provokohet një reagim nga BE-ja. Ne propozojmë veprime konkrete, jo rezoluta apo deklarata që përdoren për grindje të përditshme politike, manipulim dhe marketing politik", thonë nga LD.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat