Presidenti sllovak Pellegrini sot vizitë zyrtare në Maqedoni, do të takohet me krerët shtetëror

Maqedonia

Presidenti sllovak Pellegrini sot vizitë zyrtare në Maqedoni, do të takohet me krerët shtetëror

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 09:37
Presidenti i Republikës së Sllovakisë, Peter Pellegrini

Presidenti i Republikës së Sllovakisë, Peter Pellegrini, sot (14 tetor) do të zhvillojë një vizitë zyrtare në RMV.

Presidenti sllovak do të pritet nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në zyrën e saj, pas së cilës do të mbahet një takim kokë më kokë, i ndjekur nga një takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe sllovake.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe Ministri sllovak i Ekonomisë Vladimir Shimonjak do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, pas së cilës është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e presidentes Siljanovska-Davkova dhe Presidentit Pellegrini.

Presidenti sllovak do të vizitojë më pas Kuvendin ku do të takohet me kryetarin, Afrim Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat