Ndihet tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra në Greqi

Maqedonia

Ndihet tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra në Greqi

Më: 8 mars 2026 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Në orët e mëngjesit është ndjerë dridhje toke në disa vende në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave që disponon Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, herët në mëngjes në orën 4:32 të mëngjesit në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të Republikës, në Dibër, Kërçovë, Ohër, Resnjë dhe Strugë, u ndje një tërmet, epiqendra e të cilit kishte origjinën në Republikën e Greqisë, rreth 200 km në jug të Shkupit, me një magnitudë lokale Rihter prej ML5.5.

Intensiteti i tërmetit të ndjerë, sipas të dhënave, është III gradë sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat