Shqipëria socialiste po zbulon Kosovën dy dekada pas luftës

Opinione

Shqipëria socialiste po zbulon Kosovën dy dekada pas luftës

Nga: Rexhep Shahu Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 10:21
Rexhep Shahu

Me keqardhje konstatoj se Shqipëria e politikës dhe mediave aktuale tani po kujtohen ta njohin dhe shohin Kosovën, pas dy dekadash që Kosova është në liri. Politikanët aktualë të qeverisë dhe mediat në tërësi më shumë pak përjashtime po shfaqen aq shumë qesharake sa do t’i vinte zor e turp çdo të vdekuri.

Edhe lopët dinë më shumë për Kosovën, luftën e lirinë e saj se sa politikanët aktualë të qeverisë që kanë shaluar kuajt e tërbuar të urrejtjes. Para se të hetojnë veprimtarinë e UÇK autoritetet e parlamentit të Shqipërisë që është shndërruar në një kompani pushkatuese e demokracisë nën urdhrat e Edi Ramës që nuk e ka në hyqem as në tagër hetimin sepse në UÇK nuk është as nuk ishte e tyre, pasi nga Shqipëria politike administrative nuk u rreshtuan për luftë kur ishte koha as tridhjetë djem nga Shqipëria, UÇK e grabitën, ia morën armët, ia vranë Ministrin e Mbrojtjes Ahmet Krasniqin, e ndoqën UÇK, e poshtëruan, e terrorizuan, tentuan ta enverizojnë, ta partizanizojnë.

Para se të hetojnë UÇK, t’i rruajnë bishtin, komisionet qesharake të parlamentit të Shqipërisë të provojnë të gjejnë e të zbulojnë: Kush i lejoji ushtarët serbe në vitin 1998 të hyjnë në këmbë në territorin e Shqipërisë në Kukës, Has, Tropojë dhe me duart e tyre të vendosin në 1400 hektarë territor të Shqipërisë mina serbe anti-njeri, anti-tank. Kush i lejoi ushtarët serb që të hyjnë në fshatrat kufitare të Shqipërisë dhe të largojnë popullsinë vendase.

Kush i lejoi ushtarët serbe që të hyjnë në territorin e Shqipërisë administrative dhe postat kufitare të Shqipërisë t’i bëjnë nevojtore, të grisin dhe ta hedhin në tokë flamurin shqiptar nga postat kufitare. Çfarë bëri Shqipëria e socialisteve që janë aktualisht në pushtet me 53 shqiptarët e vdekur nga këto mina serbe dhe me 274 shqiptarët e plagosur e të mbetur invalidë të përhershëm nga këto mina serbe.

Po me pasuritë, shtëpitë, bagëtitë e shqiptarëve çfarë u bë. Komisioni i parlamentit një partiak të gjejë kush e vrau ministrin e mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqin në Tiranë, kush e vrau gazetarin Ali Uka në Tiranë. Komisioni i të hetojë pse Shqipëria e socialistëve në pushtet që nga 1998 nuk bëri padi kundër Serbisë në atë kohë fill pas lufte. Pushtetin në Shqipëri e ka pasur Partia Socialiste në kohën e luftës për Kosovën nga 1997 dhe deri në vitin 2005.

Pushtetarët socialiste të Shqipërisë të hetojë pse qeverisjet e socialistëve kanë pasur e kanë frikë prej Serbisë dhe nuk guxojnë as ta kritikojnë e jo më ta padisin në gjyqe ndërkombëtare.

Oficerët, kapterrat, tetarët e ushtarët e tellallët socialiste të urrejtjes duhet ta dinë se UNMIK në Kosovë është krijuar pas çlirimit të Kosovës, UNMIK ka ardhur e ka hy në Kosovë me hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë, Tribunali i Hagës i krijuar për krimet në Jugosllavi që nga 1993, në Kosovë ka hyrë e është instaluar pas çlirimit të Kosovës, bashkë me trupat e NATO-s ka ardhur në Kosovë.

Kosovën nuk e kanë dashur as e duan pushtetarët socialistë me pak përjashtime, por veç e kanë përdorë dhe e përdorin për pushtetin e tyre. Socialistet në pushtet janë të bindur se Kosova ua rrezikon pushtetin.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat