Marigona ka të drejtë, por a ka PDK gisht në atentatin ndaj Gani Gecit?

Opinione

Marigona ka të drejtë, por a ka PDK gisht në atentatin ndaj Gani Gecit?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 8 dhjetor 2020 Në ora: 08:02
Marigona Geci

Gjatë zhvillimit të seancës të së premtes në Kuvendin e Kosovës, u bë lajm deklarata e Marigona Gecit, vajzës së Gani Gecit, lidhur me vrasjet e pasluftës.

Marigona në fjalën e saj ka akuzuar rëndë PDK-në duke thënë se sipas informacioneve të saj, dy zyrtarë të saj janë të dyshuar për vrasje të pasluftës.

Gjatë fjalimit të saj në kuvend Marigona theksoi se “Së pari dua ta njoftoj opinionin që unë jam pro votimit të Rimëkëmbjes Ekonomike. Tani dua ta bëj një sqarim për tërheqjen e nënshkrimit tim, që është bërë me 23 nëntor. Pse nuk ia bashkangjes nënshkrimin tim PDK-së? Nënshkrimin tim e kam tërhequr nga iniciativa e PDK-së, sepse e di saktë nga një aktakuzë se dy zyrtarë tuaj janë të dyshuar për krime lufte. Jeni thirrur në emër të luftës, e ne si familjarë u dashka të frikësohemi e të mos kemi guxim”, tha ajo.

Disa e kritikuan Marigonën pse në një seancë për aspektet ekonomike u dashka të flas për vrasjet, ndërsa disa të tjerë e mbështetën, meqenëse familja e Marigonës është viktimë e vrasjeve të pasluftës.

Marigona ka të drejtë, pasi babai i saj është plagosur në një atentat që iu bë atij dhe dy shokëve të tij, të cilët fatkeqësisht pësuan më jetë.

Pastaj janë po njerëzit nga PDK, të dyshuar kryesor për komunikatën ndaj Gani Gecit, dhe familjes Geci.

Marigona ka plotësisht të drejtë që nuk bashkon votat me një parti, krerët e të cilët janë në Hagë dhe të dyshuar edhe për vrasjet e pasluftës ndaj shqiptarëve, duke përfshirë edhe vet familjen Geci.

PDK nuk mundet të amnistohet kaq kollaj për krimet që kanë ndodhur ndaj shqiptarëve, ajo fillimisht duhet të distancohet, të kërkoj ndjesë, jo të akuzojë dike pse ngrit zërin.

Të ngresh zërin ndaj të keqes është obligim qytetar, aq më tepër i një personi në pozitën e deputeti, ku duhet të mbroj interesat e qytetarëve. Pra, Marigona ka të drejtë, ajo dhe familja e saj janë viktima, dhe viktima gjithmonë ka të drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat