Kush po e rrënon kalanë e LDK-së!

Opinione

Kush po e rrënon kalanë e LDK-së!

Nga: Xhevat Berisha Më: 5 janar 2021 Në ora: 13:38
Xhevat Berisha

LDK duhet të orientohet në bazamentet për çka është formuar e udhëhequr nga Dr.Rugova.

Tani ajo është në shpërputhje me qëndrimet që vazhdoj t’i mbajnë të "shpenzuarit" ngase ato kapercejnë interesin partiak dhe janë të dëmshme për shtetin e Kosovës.

Vjosa Osmani është politikania ma e përgatitur në trojet tona, ajo ndoshta nuk është populiste si Albini por edhe ndaj tij është superiore sepse ajo ka një vizion të djathtë dhe ka një shkollim tejet bashkëkohor..

Prandaj, ju që po e shani Vjosën, shikojeni pak kaçikun tuaj deri ku ju mrrin, sepse ndoshta dilni nga pragu i shtëpisë, por përtej dyerve të oborrit me këso qoroditje nuk dilni.!

Për fat te keq, ne ende kemi problemin e madhë me logjiken komuniste t’menduarit e të vepruarit nga kreu i partisë Isa Mustafa, që janë në ballë të partisë duhet t'mos harrojnë karakteristika themelore e liderit historik, Dr.Ibrahim Rugova, nuk ishte gjuha e vrazhdë, si e Isa Mustafës që e përdorë kundër Zonjës Osmani.!

Bile edhe kur Rexhep Qosja me Demaqin e shanin me fjalorin më të pistë rrugaqësh; Rugova përgjigjej me urtësinë e tij të jashtëzakonshme..

Pra mungesa e konsideratës dhe përjashtimi nga partia e Gruas ma të popullarizuar në Kosovë vetëm pse ajo nuk është pajtuar me qendrimet qyqare të kerut të LDK-së, është arrogancë dhe rreshtim pas të keqës e cila LDK-së e dergon drejtë Podujevës.

Prandai reflektoni nese dëshirojmë ta ruajmë KALANË që quhet LDK-së nuk është marre me pranu gabimin, bile është gjest tejet fisnik.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat