Aleksandër Vuçiqi dhe ish pjesëtari i MUP-it Serb Sllavko Nikiq zbardhin krimet e tyre në Kosovë, krerët e shtetit të Kosovës i mbytë heshtja e turpit

Opinione

Aleksandër Vuçiqi dhe ish pjesëtari i MUP-it Serb Sllavko Nikiq zbardhin krimet e tyre në Kosovë, krerët e shtetit të Kosovës i mbytë heshtja e turpit

Nga: Ragip Guraziu Më: 8 janar 2021 Në ora: 08:24
Ragip Guraziu

Për aq sa dihet , në kuadër të shtabit të përgjithshëm ishte edhe “shefi i SHIK-ut” gjatë kohës së luftës , por edhe pas luftës deri në ditët e sotme, dhe informatorët e SHIK-ut duhet të na tregojnë tani se a kanë ata informata se kush ishin dhe si funksiononin në atë kohë lidhjet e bashkëpunëtorëve shqiptar që dinin për ndërmarrjen e aksioneve për krimet serbe dhe i ndihmonin ato.

Sorollatja e liderëve të Kosovës është bërë sëmundje e tyre, nuk po ju shkon mendja të reagojnë as ndaj aferës së akuzave të që kanë shpërthyer këto ditë në mes të Presidentit serb Aleksandër Vuçiqit dhe ish pjesëtarit të MUP-it Serb Sllavko Nikiq për krimet që i ka bërë njëri apo tjetri gjatë luftës në Kosovë. Nëse shefi i ish-SHIK-ut tani gjendet ne Hage, shtrohet pyetja , pse nuk po flasin e shkruajnë zëvendësit e ish-Shefit te SHIK-ut që ende janë në liri. A thua se a kanë ata informata se kush ishin “jatakët” bashkëpunëtorët shqiptar që u mundësonin atyre që të vrasin shqiptarët pa ju futur asnjë therrë në këmbe?!!! Nëse kjo aferë do të ndodhte me liderët politik të Kosovës, Serbia do të informonte edhe Këshillin e Sigurimit dhe do të ishte lajm ekskluziv në të gjitha lajmet e botës, duke u sponsorizuar nga vetë politikanët serb, kurse liderët tonë politik dhe krerët e shtetit sillen sikur në serbi nuk po ndodhë asgjë, sikur nuk po behet fjalë për shqiptarët e vrarë nga njësite vrastare serbe, kurse atje nuk ka denoncime publike dhe zbardhje të fakteve të krimit, nga vetë pjesëmarrësit në krim, apo ata tani më e kanë rregulluar jetën dhe po bashkëjetojnë të rrethuar prej dhjeta milionave euro në posedim të secilit prej tyre !!!.

Bashkëpunëtori i ngushtë i Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, tani President i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i futi në birucë të gjithë liderët dhe udhëheqësit e shtetit të Kosovës, dhe lozi me ta si macja me miun, dhe kreu amanetin e Sllobodanit, kurse ja sot krerët ushtarak të UÇK-së, gjenden në Hagë, dhe ende nuk dihet se sa do dënohen apo kur do kthehen pran familjes, apo çka do ndodhë me ta, edhe pse veten e ndjejnë të pa fajshëm, përderisa kriminelët e vërtetë serb shëtisin në litri!

Vërtetë është e habitshme dhe e pa shpjegueshme...pse po sillen krerët e shtetit si shurdhmemec dhe nuk po reagojnë ndaj aferës së akuzave të që kanë shpërthyer këto ditë në mes të Presidentit serb Aleksandër Vuçiqit dhe ish pjesëtarit të MUP-it Serb Slavko Nikiqi, për përfshirjen e tyre në krime dhe gjenocid kundër popullatës shqiptare në Kosovë në vitet e luftës 1998-1999? Tani ata po flasin hapur. Pesë ditë më parë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe MUP-ovci Slavko Nikiq pjesëtar i lartë i MUP-it serb e kanë akuzuar njëri-tjetrin për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare, ndërsa për këtë nuk kanë pasur akoma reagime nga institucionet në Kosovë, derisa e vërteta po del në sipërfaqe nga vetë ish aktorët kriminale te regjimit serb madje aktiv edhe tani në jetën politike dhe të sigurisë në shtetin serb, biles edhe brenda ne kabinetin i Presidentit Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat