Vite me radhë shtresa politike nuk e mësoi as ABC-në e shtetit zgjedheni ndonjë katundar bujar më mirë do e udhëheqin shtetin

Opinione

Vite me radhë shtresa politike nuk e mësoi as ABC-në e shtetit zgjedheni ndonjë katundar bujar më mirë do e udhëheqin shtetin

Nga: Luz Tomaj Më: 8 janar 2021 Në ora: 11:09
Luz Tomaj

Njiqin çekiqa e rrehin nji maje thumi, thënje e moqme. Ku me e dit sa njerz, të kualifikuar, shprehin mendime për dobësit e shtreses politike të Kosoves, në procesin e formimit ose mosformimit të shtetit, në proceset e udhëheqjes së shtetit. Fjala e duhur, thjeshtë, nuk shkon në veshë të duhur. Megjithatë do përpiqem ti potencoi vetem disa momente apo dobësi.

Po bëhen 13 vite nga dita historike e shpalljes së pavarsisë së Kosoves. Procesi I shtetëformimit, në asnjë moment nuk u rrumbullaksu, madje as që u bën përpjekje. Është e qartë se shtresa politike nuk ka patur njohuri të mjaftuara, në asnjë periudhë, për shtetin por, është e pakuptueshme, se në asnjë moment, nuk u angazhuan, dijetar rrespektivisht profesionist, për formimin dhe levizjen e shtetit. Jo jo!!!

Kushtetuta, e cila duhet me qenë pasqyra, themeli I shtetit, mjerisht, ka aq të meta sa që nuk mund të quhet Kushtetutë. A mund të mirret me mend, ndryshimin apo korigjimin e Kushtetutes e bllokon vota e minoritetit serb dhe të tjerëve. Në anen tjeter, paqartësin e Kushtetutes e argumenton edhe fakti se për çdo levizje në proceset politike, për kushtetutëshmeri duhet të vendos Gjykata kushtetuese. Në proceset pranë kësaj dhe gjykatave tjera, subjektivizmi nuk mund të përjashtohet. Asnji institucion – as Presidenca, as Qeveria nuk përpiqen, me donji Amandament ti evitojnë disa pengesa dhe Kushtetuta ti nënshtrohet ndryshimeve dhe të përmbanë, vërtet, vullnetin e popullit.

Sovraniteti, element thelësor, nuk shtrihet në tërë teritorin e shtetit. As që u bënë përpjekje për zgjidhjen e sovranitetit. Serbët në veri janë vetizoluar, veprojn vetem sipas udhëzimeve nga Beogradi, nuk e rrespektojn fare shtetësin e Kosoves, ndërsa pushtetarët hyjn në dialog me Serbin, për të drejtat e serbëve, të cilat, jo që nuk janë të cenuara por, përkundrazi janë jasht kontrollit të shtetit të Kosoves.

Populli është, ose duhet me qenë bartës I shtetit, sovran. Vullneti dhe interesi I popullit nuk ka gjasa, falë dobësive të shtreses politike, të vij në shprehje. A ka turp më të madh se, as pas 20 viteve, nuk u parashtru kërkesa për kompenzimin e atyre mijra jetave të humbura, atyre mijra dhunimeve, spastrimit etnik të Kosoves.... A nuk është mëkat I pushtetit që shqipëtarët gjykohen për krime lufte ndërsa asnjë kriminel gjenocidial serb nuk doli para gjykates.

Në aspektin e shtetit, veprojnë tri institucione – Parlamenti, Qeveria dhe Presidenca. Komunikimi dhe bashkveprimi në mes institucioneve, mjerisht, është I turpëshëm dhe, si pasoj I kësaj, shteti nuk levizë fare, populli vuan. Për sa kohë, nuk ndodhi edhe një njohje e Kosoves, po e harroj atë të Izraelit. A nuk është edhe ky fakt pasoj e dobësive të mbajtjes së shtetit?!!

SITUATA MBARKOMBËTARE THUA SE NUK IU INTERESON FARE SHTETEVE SHQIPTARE

Historija e argumenton se, lidhëshmerija më e ngusht, në mes qytetarve, në cilindo shtet qofshin, është përkatësija nacionale. Kjo lidhëshmeri, në kuptimin e plotë, vjen në shprehje në diasporen, mjaft numerike shqiptare por ajo nuk shfaqet edhe në shtetet shqipëtare, dhe këtë falë dobësive në veprimet e shtresave politike. Në dijaspor funkcionon lidhëshmerija në mes të gjith shqiptarve – atyre nga Shqiprija, Kosova, Lugina, Maqedonija, Mali I Zi dhe Qamrija. Në se shtrohet pyetja se çka bëjn shtetet shqiptare për shqipëtarët jasht kufijve te shteteve, përgjegjëja, mjerisht është asgjë.

ÇFARË ËSHTË SHTRESA POLITIKE E ARGUMENTOJN EDHE DEBATET E PËRDITËSHME

Në Parlament debatojn deputetët, madje edhe përfaqsuesit e Qeveris. Në se donjë herë ua lëshoj syt ose veshët, debatimi më bën të flas me vetveten mjerisht. Çdo debat e ka, ose duhet me e patur për qellim, kembimin e mendimeve për zgjidhjen më të mirë për plotësimin e interesit të popullit. Por, debatet, vazhdimisht marrin kahje krejt tjeter. Sëpari, gjuha e debatimit, më shum I përngjanë gjuhes së rruges e jo të parlamentit. Në anen tjeter, çdo debatues e përfaqëson mendimin se, vetem mendimi I tij është I drejt. Fundja, çdo debatues, përpiqet me e shprehë mendimin e liderit apo grupit, të subjektit të cilit I përket, mendimin e Ises, Ramushit, Kadriut..... Interesi I popullit nuk ka rëndësi.

FALË SHTRESAVE POLITIKE PO BASTARDHOHET EDHE GJUHA SHQIPE

Gjuha shqipe mjaft ka vuajt nga imponimet e gjuhes sllave dhe turke, të cilat I kanë imponuar kushtet historike. Po pse tani. Për çdo dit lexoj dhe dëgjoj në mjetet e informimit të Shqipëris dhe Kosoves, tani fjalë angleze. Fjalët supriz, onlajn, divorc, janë vetëm disa. Kuptimet e tëgjitha këtyre fjalëve egzistojn edhe në gjuhen shqipe. A kujdeset fare psh Ministrija e arsimit për gjuhen shqipe, a egzistojn Akademit e shkences dhe kultures në të dyja shtetet, a duhet të veprojn, përveq tjerash,edhe për mprojtjen e gjuhes dhe kultures kombëtare.

A MUND TË PRITET QË ZGJEDHJET E RADHES TË SJELLIN NDRYSHIM

Po ndodhin zgjedhje pas zgjedhjeve. Edhe kjo është pasojë e dobësive të shtreses politike, të mosfunkcionimit të shtetit. Sejcili subjekt politik, nuk zgjedh mënyrë dhe as mjete për të rrembyar pushtetin. A duhet t’iu shkon mendja, subjekteve te cilat, në periudhen e gjertanishme u renditen në pushtet, se nuk sjellen rezultate, nuk I kontribuan shtetit dhe popullit. Jam shprehë edhe më parë se, edhe SHBA edhe UE e kanë të qartë se Kosova e ka kualitetin e legjislacionit shum të ulët, se krimi I organizuar nuk luftohet, se shteti është, thjesht I kapur. Mu kjo kapje e ndalon edhe liberalizimin e. vizave, për të cilat, pushtetarët, filozofojn vite me radhë dhe e gënjejn popullin.

Zgjedhjet e gjertanishme, nuk kanë sjell suksese në mbajtjen apo zhvillimin e shtetit. Sistemi zgjedhor duhet apriori të ndryshoj. Listat e kandidatëve për deputet I përpilojn klanet e ngushta të subjekteve politike. Mu për këtë shkak, në radhet e deputetëve, gjinden edhe njerzit të cilët, atë post e kanë marrë me tapi. Propozimi I kandidatëve duhet të vij nga populli, përmes njisive lokale – komunave.

Formimi apo zgjedhja e qeveris meriton kujdes të veçant. Kualifikimi dhe profesionalizmi nuk guxon të anashkalohet. Është qesharake dhe e dëmshme psh Ministri I infrastruktures me qenë mjek, ai I drejtësisë politolog... e mos të flasim për përzgjedhjen e zëvendës dhe ndihmës ministrave.

Brenda më pak se një viti, dy qeverive iu shpall mosbesimi. Largimi I Qeveris Kurti, ndodhi për shkak të tradhtimit nga antari I koalicionit dhe, kuptohet, atë tradhtim e përkrahen tegjitha subjektet tjera. Tani, falë Gjykates kushtetuese, ndodhi edhe largimi I Qeverisë Hoti, e cila ishte instaluar në formen, në të cilen u largua Qeveria Kurti.

A MUND TË LLOGARITET NË VETËDIJSIMIN E POPULLIT

Çdo individ I përket ndonji subjekti politik ose, sëpaku, shpreh simpatizim. Personalisht, kam qenë simpatizues I LDK-s dhe kam vepruar në mergim, në formim të saj por, sipas koncepteve dhe botkuptimeve të themeluesit Ibrahim Rugova. Me kalimin e kohes, mbaj bindjen se ky subjekt ka dalë

nga binarët e themelimit. Tani, përpiqem të përkrahu subjektin eventual I cili premton kontribut. Këtë verzion ua kisha sygjeruar edhe qytetarëve, të cilët nuk janë betuar në subjektin ku janë antarsuar.

Përveç Bajram Rexhepit, I cili shkoi në amshim, në udhëheqjen e qeveris, u renditen Hashimi, Isa, Ramushi... Në koalicione ishin përfshir edhe Fatmiri dhe Behxheti. Mjerisht, shteti nuk levizi. Ne se ka leviz, ka leviz mbrapa. Shpresoi se LVV do të triumfoi përseri, madje edhe më bindëshem. Është I vetmi subjekt I cili nuk e gëzoi shansen që të tregon kontributin e vet. Sipas bindjes time, aty shof sadopak sinçeritet dhe përkushtim, me shpresë se nuk do të nxiton, nga se proceset politike shtetërore, nuk durojnë nxitime dhe kërkojn sinçeritet dhe profesionalizem maksimal. Mendoj se, keti subjekti duhet ti nipet shansa dhe nëse edhe ky deshton, populli duhet kërkuar zgjidhje tjeter dhe t’ia cakton fatin vetvetes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat