Me kë ishte takuar Ahmet Krasniqi dy orë para se të vritej? Ja faktet, Xhavit Haliti...

Opinione

Me kë ishte takuar Ahmet Krasniqi dy orë para se të vritej? Ja faktet, Xhavit Haliti...

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 16 janar 2021 Në ora: 17:13
Xhavit Haliti dhe Ahmet Krasniqi

Me kë ishte takuar në Rogner, Ahmet Krasniqi dy orë para se të vritej, a mos rastësisht apo me agjendë të planifikuar më herët nga Xhavit Haliti, i cili kishte nofkën ”Zeka” dhe për çka kishin biseduar, sipas informacioneve që posedoi kolonel Krasniqi kishte qenë i revoltuar pas bisedës me Halitin.

Përse Xhavit Haliti e mohon se ka marrë para nga Ahmet Krasniqi nëpër debate televizive dhe kuvend të Kosovës, kur ekzistojnë fakte dhe dëshmi të pa kontestueshme, vallë a mos ishte shkak i vrasjes, por jo i vetmi të Ahmetit, për të vetmën arsye se ky i fundit, kishte kërkuar llogari nga Xhavit Haliti.

Pasi Xhavit Haliti e demantoj pranimin e parave nga ana e Ahmetit, dhe deklaron në parlament “këte se di as kush po, jo, dhe sa përveç Hilmi Nebihit, i cili ka qenë prezent! Pra kërkoj nga Himi Nebihi, të prononcohet sepse Xhaviti e ftoj indirekt, unë po ia bëj pyetjen direkte Hilmi Nebihut, sa para i ka marrur Xhaviti nga Ahmeti?

Për armët të cilat nuk i kishte sjellur, por që kishte premtuar dhe kishte marrë para për t’i sjellur, ose silli armët sipas marëveshjes ose bëje dorëzimin e parave prapa, i kishte thënë Ahmet Krasniqi, Xhavit Halitit, gjë që asnjërën se bëri, por u kujdes që të heshtet njëherë e përgjithmonë, kërkesa e Ahmet Krasniqit.

Ja dëshmia për marrjen e parave të Xhavit Halitit nga Ministri Ahmet, Krasniqi, por që s´është e vetmja ka edhe shuma të tjera marrje parash nga i apostrofuari.

Image

 

Një ndër dëshmitë për marrjen e parave nga kolonel Krasniqi dhe nënshkrimi i Xhavit Halitit, shuma 3 .270. 000, 00 DM, kjo s´është dëshmia e vetme, ekzistojnë edhe të tjera dëshmi me shuma edhe më të larta.

Xhavit Haliti gënjeu deputetët e zgjedhur nga vota e popullit se kurrë s’ka nënshkruar as marrë të holla nga Ahmet Krasniqi, ai, pra Haliti kishte shkuar edhe më largë duke u deklaruar në prononcimet e tija se çdo person në Kosovë i ka nga dy, tre miljona. Ku e zunë vendin këta miljonat e Ahmet Krasniqit dhe shumë miljona tjerë, po të kishim shtet të së drejtës ky keqpërdorues dhe abuzues i paras publike dhe djersës së bashkëatdhetarëve duhet të përfundojë prapa grilave.

Sa i përket përpjekjeve për riatdhesimin e mbetjeve mortore të kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje-Kosovë, ka pasur diskutime të vazhdueshme si nëpër media ashtu edhe jashtë tyre nga individ, organizata etj, për ta bërë një gjest të tillë, por që nuk kanë munguar as angazhimet e pa rreshtura të eprorëve ushtarak të karrierës në mënyrë që t’i plotësohet kërkesa e fundit e kolonelit nëse s´ju plotësua ajo e cila pat thënë para se të vritej duke deklaruar:

”Ishalla s´më vrasin pa e shti një këmbë në Kosovë”.

Përpjekjet institucionale për ta sjellë kolonelin në Kosovë datojnë nga qershori i vitit 2002, kur ish zv.Ministri i Mbrojtjes Agim Mehmeti, përpiloi kërkesën zyrtare në emër të bashkëpunëtorëve të Ministrit Krasniqi e në pajtim të plotë edhe me familjen e të ndjerit, dërgoi në adresën e institucioneve të Republikës së Kosovës.

KERKESË

Presidentit Ibrahim Rugova

Kryetarit të Parlamentit të Kosovës Nexhat Daci dhe

Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës Bajram Rexhepi

Të nderuar zotërinjë,

Në emër timin si dhe në emër të ish-bashkëpunëtorëve më të ngushtë të të ndjerit Ahmet Krasniqi Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës e në pajtim të plotë edhe me familjen e të ndjerit, kërkojmë nga ju si përfaqësues të organeve më të larta të Kosovës si vijon:

Që të inicohen, debatet të aprovohen në formë institucionale rivarrimi, në Kosovë i të ndjerit kolonel Ahmet Krasniqi Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës me rastin e katër vjetorit të vrasjes së tij.

Që në shenjë nderimi dhe respekti për të ndjerin Ahmet Krasniqi, në një afat kohor të caktuar t’i ngritet lapidari në njërin nga sheshet kryesore të kryeqytetit të Kosovës.

Veprimtaria dhe sakrifica e Ahmet Krasniqit për Kosovën, këtij kolosi të kombit, është e njohur për mbarë kombin shqiptar.

Në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes dha një kontribut shumë të çmueshëm në organizimin e rezistencës së armatosur për çlirimin e vendit.

Vrasja e ministrit tonë e organizuar nga qarqe më të errëta antikombëtare e dëmtoi shumë organizimin e luftës së armatosur në Kosovë.

Heshtja e organeve shtetërore të shtetit shqiptar në mos zbardhjen e atentatit, mos kapjen e atentatorëve dhe urdhërdhënësve të atentatit nuk mund të zbehë aspak rolin e rëndësishëm dhe figurën e ndritshme të atdhetarit të madh të kombit shqpiptar kolonel Ahmet Krasniqi. Andaj kërkesa jonë sa fisnike aq e arsyeshme dhe obliguese do të duhej të merret shumë shpejtë në shqyrtim dhe të aprovohet.

Patjetër duhet të llogarisni edhe në ndihmën tonë të pakursyeshme dhe të sinqertë në organizimin e rivarrimit si dhe ngritjen e lapidarit të të ndjerit në njërin nga sheshet kryesore të kryeqytetit të Kosovës.

Zurich më 16. 06. 2002 Ish-zv i Ministrisë së

Mbrojtjes Agim Mehmeti

Ja dokumenti Zyrtar i protokoluar më 20.06.2002 nr. 668 PRISHTINË, ja kërkesa zyrtare më poshtë./ Vazhdon

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat