Shteti i Kosovës nuk po punon drejt, 40 mijë pensionistë kontributdhënës kanë mbetur në mëshirën e Zotit!

Opinione

Shteti i Kosovës nuk po punon drejt, 40 mijë pensionistë kontributdhënës kanë mbetur në mëshirën e Zotit!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 23 janar 2021 Në ora: 18:07

Qeveritë pa integritet pa vizione, pa tipare njerëzore ndaj gjeneratës së plakur të pensionisteve kontributdhënës, u treguan te pa papërgjegjshëm dhe injorante. 

40 mi pensionist të cilët kanë mbetur ende në jetë e të cilët po vdesin për ditë e më shumë, vite me radhë kanë mbetur të anashkaluar dhe të përbuzur me pensione qesharake ose më mirë të themi me ndihma sociale simbolike. 

Kjo gjeneratë e artë e cila gjysmën e jetës e konsumojë duke dhënë maksimumin e dijës dhe mundin për ta ndërtua Kosovën në të gjitha sferat e jetës. 

Kjo gjeneratë e pensionisteve kontributdhënës, isht vlera apo më mirë të themi ishte ajka e cila ideal dhe synim jetësorë kishte përparimin dhe zhvillimin e Kosovës. Pjesë e kësaj gjenerate ishin figurat e ndryshme të intelektualeve të shkolluar të profileve të ndryshme të cilët me punë mundë dhe dije u bënë bazament i zhvillimit të shoqërisë Kosovare. 

Këto ishin gjeneratat të cilat ndërtuan shkolla, spitale pallate, rrugë dhe hapen shumë horizonte në nëntokën e Kosovës. 

Këta pensionistë kontributedhënës tani të përbuzur nga gjenerata e politikave të tanishëm gjatë jetës dhe veprimtarisë ku jetuan dhe punuan lanë gjurmë të thella në shkollimin, arsimimin , edukimin dhe emancipimin e gjeneratave të shumta të cilat erdhën më vonë. 

Mjerisht institucionet e brishta të shtetit të pa organizuara nuk qajnë hallinë dhe nuk brengosen fare për pozitën e vështirë materiale dhe shëndetësore të kësaj kategorie të pensionisteve të Kosovës. 

[Mjerimi nuk ka brina] sot pensionisti i Kosovës i cili ka kontribue 40 vite, me kualifikim superiorë - Akademikë merë pensione në vlerë prej 260 euro në muaj. 

Kjo kategori e cila është e rrezikuar nga mosha e shtyer po ballafaqohet me shumë probleme për të mbijetuar. 

Qeveritë e Kosovës të dështuara në mënyrë permanente kanë mbijetua në mënyrë paradoksale duke bërë kompromise dhe marrëveshje jo parimore me kategoritë e ndryshme të shoqatave - organizatave të grupeve të ndryshme deri tek financimi i veteranve të rrejshëm të cilët buxhetin e Kosovës e dëmtuan në shumë prej 70 milionë eurosh. 

Paradoksi edhe më i madh ndodhi këto ditë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kur trupi gjykues në emër të popullit i shpalli të pa fajshëm anëtarët e komisionit të cilët akuzoheshin për keqpordorim të qertifikimit të dhënjes së statusit të veteranit të UQK-së ndaj një numëri të individëve të cilët nuk ishinë fare pjesëmarrës në luftën e UQK-së. 

Kjo aferë e cila u debatue, komentue dhe u gjykue nga qytetarët gjithandej Kosovës po të ndodhej në ndonjë shtet tjetër normalë ku funksion ligji dhe kodi i etikës pa dyshimë se përgjegjësia do të bie dhe do të largohet edhe Qeveria e Shtetit. 

Këtu në Kosovë ka kohë që kanë humbur vlerat, ku i madhë e i vogël është ngritë në këmbë duke e zhvatur buxhetin e mjerë  të këtij shteti. 

Të gjitha kategoritë e të punësuarve të cilët financohen nga ky buxhet përmesë kërcnimeve - grevave dhe protestave duke i bërë presionë qeverisë kanë arritur të përfitojnë nga buxheti i shtetit. 

Qeveria e cila nuk ka strategji zhvillimore ende i mbulonë humbjet e ndërmarrjeve publike të katandisura me taksat e qytetareve të cilët kontribojnë në buxhetin e Kosovës. 

Kjo mënyrë e udhëhqjes së politikës të mbrapshtë u pa edhe mbrëm kur sindikalistët e arsimit duke u kërcënue me greva dhe bojkotimë të punës e detyruan Abdullah Hotin që tua shtojë rrogat punëtoreve të Arsimit. 

Kjo byro politike sindikale është shëndrrue në super parti e cila shpeshhere vepron mbi konpetencat e Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë së Shtetit. 

Përshkak të pa drejtësive ndaj gjeneratës së pensionisteve kontributdhënës të cilët janë mbetur në mëshirën e Zotit e ardhmja e gjeneratave të tanshme në pushtet sigurishtë do të jetë edhe me e  zymt dhe e pa parashikueshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat