PDK e ka mbjell korrupsionin, klani “Pronto” është gjallë

Opinione

PDK e ka mbjell korrupsionin, klani “Pronto” është gjallë

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 2 shkurt 2021 Në ora: 22:25
PDK

Sa qesharak janë këta të PDK-së, premtojnë zhvillim monopolistët e shtetit, premtojnë drejtësi kapësit e shtetit, çuditërisht ka akoma njerëz që u besojnë.

Për të treguar se kush janë akterët e PDK, kujtojmë se janë po të njëjtit e aferës "Pronto".

Ishte kjo arsye pra, kapja e shtetit që na ka bërë të gjithëve të bindur në një gjë: se askush nuk do të dënohet.

Është po kjo PDK që e ka shkatërrua shtetin në tri drejtime, sa i përket drejtësisë, si ndër shtyllat kryesore të shtetit; së pari një shtet i kapur nuk lejon të ketë drejtësi për ata që janë kapësit e saj.

Së dyti edhe prokurorët janë pjesë e këtij zinxhiri dhe së treti loja lakuriqe që zhvillohet përballë të vërtetës.

Në një shoqëri të mësuar, me krim, me banditë dhe oligarkë që kanë kapur çdo gjë që duhet kapur dihet se kush dënohet e kush jo.

Dënohet qytetari që nuk ka para për të paguar energjinë elektrike, ajo zyrtarja e shkret që u dënua se mori mito 20 euro, por nuk dënohen ata që milionat i shohin si skllevër të tyre, dhe qytetarët si kartë krediti.

Këtë shtet  të kapur e ka ndërtua PDK, e cila sot shtiret si engjëll.

Kjo parti prezanton Rimëkëmbjen. Rimëkëmbja nënkupton ngritjen e një gjejë, e cila paraprakisht është rrënuar, dhe e cila duhet shumë punë për ta kthyer siç ka qenë, apo edhe më të fortë.

Të gjithë e dimë gjendjen në Kosovë, rrënimin e saj në të gjitha segmentet e jetës, të cilat kanë detyruar mbi 200.000 qytetarë të lëshojnë vendin, si pasojë e kapjes së shtetit nga PDK.

PDK është "nëna e korrupsionit" ata e kanë ujitur për 20 vite, e kanë degraduar shtetin në të gjitha segmentet e saja.

PDK i ka shkatërrua shtyllat e shtetit, aty ku shkel PDK nuk mbin as bari.

Mbase një PDK e reformuar, me të rinj që s’kanë qenë asnjë ditë pjesë e saj në 20 vitet e fundit, ndryshe, këta që janë pjesë e kapjes, me u.d së kryetarit, nuk mund të jenë e tashmja dhe ardhmja e vendit.

"Pronto" është akoma gjallë, po kërkon të rikthehet me rroba të reja, por harrojnë se fytyrën ua njohim të gjithë.

Enver Hoxhaj me Sami Lushtakun e Xhavit Halitin ashiqare, dhe Adem Gravocin nën hije, janë e keqja e madhe e vendit, të cilët i kanë borxh këtij vendi shumë.

Shikojeni pasurinë e tyre, pas çdo pasurie të madhe pa djersë, fshihet një krim i madh, që e ka emrin PDK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat