Sondazhet paraprake dhe masiviteti i qytetarëve me VV-në, LDK, PDK, AAK dhe Nismën me një fushatë birucave nëpër kafenetë e Kosovës!!!

Opinione

Sondazhet paraprake dhe masiviteti i qytetarëve me VV-në, LDK, PDK, AAK dhe Nismën me një fushatë birucave nëpër kafenetë e Kosovës!!!

Nga: Luan Dibrani Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 12:13
Luan Dibrani

Reagimet, mos pajtimet dhe politika monopoliste e partive LDK, PDK, AAK dhe e NISMËS ndaj sondazheve që u dhanë para fushatës, po i pasqyron populli ne ditët e fundit në pamjet masive pas VV-së.

Analistët politik, po edhe përfaqësuesit politik te këtyre partive të lartpërmendura në Kosovë, po e shohin me shqetësim të madh qasjen e sondazheve në epërsi për VV-së dhe zvogëlimin e partive tjera politike në raport me garën VV?

Për ta paraqitur subjektin e tyre politik, si viktimë e pazareve, secili nga ta propaganduan dhe nuk i besuan këtyre sondazheve qe u realizuan shumë mediume. Ata thanë se janë paguar para të majme për sondazhe, për organizata të ndryshme që të jenë në anën e VV-së.

Këto sondazhe pasqyruan realitetin shumë herë deri më tash, por i anashkaluan partitë në pushtet, partitë të cilave ju është rrezikuar baza dhe elektorati i tyre. Ato janë duke humbur mbështetjen e popullit në partitë e tyre karshi VV-së.

Fjalët e zotit Albin Kurtit për referendum, po shihen këto ditë përmes fushatës,populli u vetëdijesuar për ndryshime.

“Kështu që, situata e blerjes dhe shitjes së sondazheve bëhet më e theksuar në prag të fushatave zgjedhore, e cila e bënë koston e sondazheve shumëfish më të lartë se tani kur më fushata ka filluar që tri ditë. Por a pati gjëra të tilla, ketë po e thotë populli nëpër rrugët e Kosovës që partitë LDK, PDK, AAK dhe e Nisma janë tkurrur sa që në tubimet e tyre, mezi po i tubojnë nga 50 veta. Por sido që ta marrim, u blenë a u shitën, u organizuan ashtu e kështu ato sondazhe që na u dhanë me dhjetëra herë përmes mediumeve të ndryshme po vërtetohet përmes fushatës që po shihet nëpër TV. Masiviteti i pjesëmarrjes ne këto tubime të VV-së, po e vërteton edhe në rruge të kaluarën e atyre sondazheve. Ato sondazhe tani po i shohim direkt nga qytetarët që VV-ja, po i mbush rrugët e qyteteve plot e përplot, duke i lënë te gjitha partitë tjera me elektoratin e tyre gjatë fushatës nëpër biruca të kafeneve të Kosovës!!! Fjalët e zotit Albin Kurti për referendum po shihen këto ditë përmes fushatës, populli u vetëdijesuar për ndryshime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat