Alarm apo paralajmërim për Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën Supreme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Opinione

Alarm apo paralajmërim për Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën Supreme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Nga: Hafiz Shala Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 12:20
Hafiz Shala

Po mos të ishim në gjendje pandemie e cila ende nuk po shënon simptomë të zvogëlimit rreth përhapjes së saj, bile edhe në rritje duke u lajmëruar edhe si një formë e virusit të ri sikur ai në Angli, duke mos tentuar që të bëj thirrje për një revoltë që do të mbante pasoja të paparashikuar, mundësia e një veprimi të tillë nuk mund mos të jetë e mundshme duke e pasur parasyshë vendosmërinë e tij për t’u liruar përfundimisht nga covidi politik mbi 20 vjeçar.

Ju të apostrofuarit si vegël e atij pushteti me sjelljet e juaja me një servilizëm të pandershëm të dukshëm e të prekshëm në jetën institucionale, i’a mundësuat kastës politike në pushtet që të ketë sjellje të papërgjegjshme, të dëmshme dhe të rrezikshme për shoqërinë e Kosovës edhe ashtu të trazuar e jo stabile.

Do të jeni përgjegjës para Zotit dhe para popullit por gjithësesi para para Kushtetutës së Republikës së Kosovës duke e shkelur e mosrespektuar si rezultat i kapjës së fortë të shtetit të të gjithë mekanizmave ku, kryesishtë përgjegjësinë e bëjnë dy partitë që ishin më së gjati në pushtet, PDK dhe LDK.

Përfaqësuesit e këtyre subjekteve politike në këto institucione të drejtësisë, treguan një angazhim destruktiv në pengimin e realizimit të ndryshimëve që populli me ngulm po i kërkonë.

Kjo dukuri e destruktivitetit u manifestua së fundmi në KQZ të cilët u rreshtuan në anën e të së keqës duke penguar haptas ndryshimin i cili për rezultat do të kishte, humbjen e pushtetit si rezultat i dënimit përmes votës së qytetarit me vetëdijën dhe vendosmerinë për ndryshim të gjendjës së padurueshme.

Qëllimi, mbajtja e pushtetit, vazhdim i status quosë, ikja nga përgjegjësia për dështimet duke tentuar që popullit t’ua paraqesë si “ sikses” duke tentuar që gjatë fushatës elektorale, të fitojnë vota të pa merituara duke e sjellë shtetin para aktit poshtrues para armikut, Serbisë e turpërues para miqve tanë ndërkombëtar të cilët më vetëm angazhimin e tyre, na çliruan, na pavarësuan dhe na ngritën në këmbë të shëndosha duke u angazhuar kryedishtë me ndihmën e tyre për njohje ndërkombëtare siç ishte kjo e fundit më njohjen e shtetit të Izraelit me rëndësi epokale.

Nëse populli ngritët si rezultat i manipulimëve tuaja nën dirigjimin e pushtetit në krye me klasën sunduese si provokim arrogant me veprime skajshmërishtë të papërgjegjshme, do të jeni cak i sulmëve si bashkëpunues me pushtetin me metoda e forma meskine, duke i’a mohuar sovranit vullnetin e shprehur përmes votës së lirë, si intsrument i vetëm demokratik në duar të tyre që përmes formave juridike t’ua mjegulloni e pamundësoni realizimin e ëndërrave të tyre që ma tepër se dy dekada.

Këto sjellje të cilat pushtetit i jepin mundësi për abuzime duke ua mohuar të drejtën e votës qytetarit në momentet kritike për Republikën, kur asaj i kërcënohej defaktorizimi, zvogëlimi i kompetencave kushtetuese në shtrirjën e sovranitetit me rrezikim të ndarjës apo copëtimit nga ish i pari i shtetit në koordinim me klanin e tij, të cilët edhe kur shkelej Kushtetuta edhe zhvilloheshin veprime të dëmshme kundër interesave shtetërore, nuk ishit në gjendje t’ua ndaleni hovin.

Sot, Gjykata Kushtetuese, e ndërpreu procesin ndaj ish presidentit duke e lënë lëndën e pakryer pasi në këto momente jeni shumë të preokupuar shumë që diasporës t’ia pamundësoni pjesëmarrjën në zgjedhje më fuqinë e vitës së tyre ta sjellin ndryshimin historik duke e krijuar Republikën e Re të tretën dhe të vërtetën pas shumë mundimeve e angazhimëve të pandërprera.

Republika e ashtuquajtur e tretë, është rrjedhojë e dështimit të dy qeverive të deri tanishme të udhëhequra nga këto dy parti dështuese, më në fund, me vullnetin, gatishmerinë dhe përkushtimin e forcave progresive për ndryshim, historik, po lindë më në fund Republika e Re e tretë me qeverinë e popullit në krye Albin Kurtin dhe Presidenten, Vjosa Osmani.

Mërgata si kur më parë, i’u është drejtuar atdheut tyre me afro 50 aeroplan, mjete tjera transportuese shoqërore e publike e vendosur që ta bëjë ndryshimin.

Vijnë mërgimtarët nga katër anët e botës, Australia e Zelanda e Re e largët, Ametika e Evropa, me një fjalë nga çdo cep i rruzullit tokësor sepse atdheu i tyre është në udhëkryqin historik ekzistencial si shtet dhe vend i tyre.

Tentativat që Albin Kurtit përmes mohimit të kandidimit për deputet me qëllim të pamundësimit të vijë në postin e Kryeministrit, do të jetë dështuese e turpëruese nga ana e juaj sepse, në çdo rrethanë, partia e tij e ka propozuar për atë post si më i votuari e respektuari i cili, në momentin kur Presidenti/tja ta merr ketë propzim, ai/ajo, do të caktohet për mandatar ani pse të dy këto parti më padurim oreksin që menjëherë t’i drejtohen kushtetuesës për kontestim dhe njëherit rrëzimin edhe të kësaj qeveria kështu që vendi të shkojë, përseri në zgjedhje të reja pa e mbushur muajin e qeverisjes.

Veprimet e këtilla të organëve të drejtesisë dhe kastës dështuese politike, janë moskonsolidimi i shtetit si shansë e vetme për ta gjetur shpëtimin për të gjitha keqpërdorimet e abuzimet në pushtet.

Për trazira eventuale të cilat mund të vijnë si rezultat i pakënaqësisë, mllefit, përgjegjësia do të bie mbi kurrizin e juaj sepse, me apo pa dashje, nuk e keni studiuar, vlerësuar dhe reaguar me kohë që mos të vijë deri të një akt i tillë.

Durimit, vërtetë i ka ardhur fundi dhe kështu më nuk mund të vazhdohet, pasi, populli në mes të rrezikut nga covid-19 dhe covidit politik, ky i fundit për ta po duket më i rrezikshëm prandaj, janë të vendosur që mos të hjekun dorë deri në realizimin e këtij ndryshimi historik.

Ju ziteri, jeni para barrës së pëgjegjësisë historike e cila, në këto momente kritike do të bie mbi juve.

Ky është argati më i madhë që i’a bëni armikut tonë Serbisë, duke i’a vërtetuar teorinë e saj me prapavijë imperialisto shoveniste se, Kosova as nuk mund të formohet e as të funksionojë si shtet.

Megjithatë, populli nuk do të ndalet. Ky, do të jetë çlirimi i dytë dhe përfundimtar për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat