Nuk ka frikë nga i ashtquajturi “pushtet absolut një partiak” kur ka parti opozitare!

Opinione

Nuk ka frikë nga i ashtquajturi “pushtet absolut një partiak” kur ka parti opozitare!

Nga: Sami ARIFI Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 18:40
Sami Arifi

Në shtetet demokratike nuk ka frikë nga i ashtquajturi “pushtet absolut një partiak”, meqë ka opozitë, prandaj kjo e ashtquajtur “pushtet absolut një partiak” nga partitë që shikojnë humbjen, nuk janë asgjë më shumë se një propagandë politike që bëjnë partitë politike, në fushatat zgjedhore në shtetin e Kosovës me akuza dhe kundërakuza të pabaza ndaj njëra tjetrës.

Një numër politikajsh në shtetin e Kosovës nuk kanë dijeni të bëjnë dallimin në mes partive të qendrës së djathtë dhe të majtë ndaj partive ekstreme radikale të djathta dhe të majta. Parti ekstreme radikale e djathta ishte nazizmi në Gjermani dhe fashizmi në Itali, ndërsa parti ekstreme radikale e majtë ishte bolshevizmi në BRSS me shtetet në bllokun e tij, ku, vetëm gjatë Luftës së Dytë Botrore nga ekstremet djathtiste dhe majtiste që ishin shkakëtar të luftës humbën jetën mbi 45 milion njerëz.

Partitë e qendrës funksionojnë në të gjitha shtetet demokratike, pavarësisht a janë ato të majta apo të djathta.

Në shtetet demokratike në shumicën e rasteve partitë e qendrës së djathtë me partitë e qendrës së majtë bëjnë koalicione, ku, shembull konkret kemi Gjermaninë që me një koalicion të tillë udhëheqi shtetin mbi 12 vite, mjaft mirë, si në aspektin kapital për shtetit ashtu edhe në aspektin social.

Edhe nëse një parti merr vetëbesimin mbi 50% nga votuesit për të udhëheq shtetin, nëse ka opozitë, ajo parti nuk konsiderohet se ka pushtet absolut, madje është shumë e paarsyeshme të quhet shtet me diktaturë, siç kanë frikë partitë që mbesin në opozitë, meqë roli opozitar në shtetet demokratike është kontrollë e gabimeve të pozitës, njëherit opozita ka rolin e prokurorit në shtet.

Në shtetin e Kosovës nuk ka parti ekstreme radikale as të majta as të djathta, por, ka njerëz të kriminalizuar dhe të korruptuar që fshihen mbas pushtetarëve apo mund të jenë direkt ca pushtetar, meqë deri tani mga pushteti nuk janë zbuluar asnjë aferë e nivelit të lartë kriminal dhe korruptues. Detyrë parësore pas zgjedhjeve e partisë apo partive që fitojnë drejtën për të udhëheq shtetin është funksionimi i shtetit ligjor të Kosovës, ku, në radhë të parë duhet të jetë zbulimi i aferave kriminale dhe korruptive.

Në SHBA janë dy parti që kanë rolin dominant konurues përmes votës me programet e tyre, në mes tyre, për udhheqjen e shtetit ku gjithmonë njera parti udhëheq, ndërsa tjetra parti mbetet në opozitë, por, nuk mund të thuhet se ka pushtet absolut një parti, meqë zëri i opozitës me argumente për konstruktivitet në të gjitha shtete demokratike është i lejuar me kushtetutë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat