“Bosat e mëdhenj të politikës” nuk i rrëzon dot era

Opinione

“Bosat e mëdhenj të politikës” nuk i rrëzon dot era

Nga: Dibran Demaku Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 14:43
Dibran Demaku

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti,në takime të shumëta me elektoratin premton se kur të rikthehet sërish në karrigën e kryeministrit do t‘a konfiskojë pasurinë e paligjshme të „bosave të mëdhenj të politikës“dhe atë pasuri do t‘a përdorë për të mirën e popullit dhe të vendit.Të njejtën gjë e premtojnë edhe vartësit e tij!
E tëra kjo në veshët e elektoratit vjen si një satisfaksion i llojit të vetë dhe elektorati si duket do t‘i besojë dhe me votën e vetë do ta rikthejë Albinin në karrigën e dëshiruar!

Pyetja e parë që mund t‘i bëhet Albinit dhe vartësve të tij do të ishte:-Si do të arrijnë që pasurinë e paligjshme të „bosave të mëdhenj të politikës“ t‘a konfiskojnë,kur me të njejitit bosa do të jetë i detyruar që të bëjë koalicion paszgjedhor!?

Flitet e shkruhet me të madhe se pas zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje do të mund të bënte koalicion me AAK-n,ndërkaq të gjithë e dinë (së paku kështu flitet në publik)se bosi më i madh i pasuruar paligjshëm është vetë lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.Përveq kësaj Ramushi pas zgjedhjeve do ta kushtëzojė koalicionin me Vetëvendosjen me postin e presidentit të vendit?!

Dhe nëse ndodhë koalicioni pas zgjedhor me i Vetëvendosjes me AAK-n,dhe Ramushi ulet në karrigën e presidentit,atëherë si do të mund Albini dhe vartësit e tij që të ia konfiskojnë pasurinë e paligjshme Rambos?!

E njejta gjë do të ndodhte sikur Lëvizja Vetëvendosje të lidhte koalicon pas zgjedhor me PDK-n,LDK-n apo Nismën?!

Në publik flitet se të gjithë bosat e partive politike gjatë periudhës njëzetëvjeçare kanë grumbulluar pasuri të paligjshme dhjetra milionshe,dhe atë pasuri ata do ta mbrojnë edhe me jetën e tyre.Përveq kësaj pasurinë e grumbulluar „bosat e politikës“ nuk e mbajnë të regjistruar në emrat e vetë,por në emrat e xhaxhait,djalit apo vajzës së xhaxhait;në emër të hallës apo të vajzës e djalit të hallës;në emër të dajës apo vajzes e djalit të dajës:në emër të kushëririt apo vajzës e djalit të kushëririt e kështu me radhë?!

Albini dhe vartësit e tij e dinë se kjo nuk do të ndodhë,por bëjnë premtime para elektoratit për të fituar sa më shumë vota!

Dhe kur të ulen në karriget zyrtare të pushtetit do t‘i ndërrojnë fjalët!Do t‘i ndërrojnë fjalët se s‘bën.

„Bosat e mëdhenj të politikës“nuk do të quheshin me këtë emër sikur ata t‘i rrëzonte era e parë që do të fryente.Ata kanë vërë rrënjë qe njëzetë vjet dhe jo Albini,por as vetë zoti nuk ka se çfarë t‘u bëjë!Mbase do t‘u bënte ndonjë të ligë dreqi,por as ai nuk ka se çfarë t‘u bëjë,sepse ata qëmoti kanë bërë koslicion me dreqin?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat